15:07 / 20.10.2019
Solskjaer thumbon Liverpool-in: Nuk do të presim 30 vjet për titull
Duke folur për gjasat e Manchester United’it për të fituar titullin e ligës, menaxheri i këtij klubi, Ole Gunnar Solskjaer, ka zgjedhur të thumbojë Liverpool-in.
“Jam i sigurt se nuk do të bëhen 30 vjet derisa të fitojmë titullin e radhës në Premier League”, u përgjigj norvegjezi.
United dhe Liverpool do të përballen sonte në derbin më të madh në elitën e futbollit anglez.























