Drita ndal Ballkanin, Prishtina u kthehet fitoreve
BKT
Sport

Drita ndal Ballkanin, Prishtina u kthehet fitoreve

Kryederbi i javës së 10-të në IPKO Superliga e Kosovës në futboll, i ka takuar Dritës, derisa Prishtina ka rigjetur rrugën e fitoreve, raporton RTKLive.com.

Gjilanasit mundën Ballkanin, me rezultat 2-0, të dielën në Gjilan, në derbin e kësaj fundjave.

Ballafaqimi i këtyre dy skuadrave që synojnë kreun e tabelës, ka dhënë lojë interesante, derisa Izair Emin (5’) dhe Fortunato (20’), realizuan nga një gol për fitoren e gjilanasve, të cilët ngjitën në krye të tabelës me 21 pikë, aq sa ka edhe rivali i tyre, Gjilani, kurse, Ballkani ka një pikë më pak dhe renditet në pozitën e katërt.

Ndërkohë, Prishtina i është kthyer fitoreve, duke mundur në udhëtim Ferizajn me rezultat 0-2. Meriron Korenica (22’) dhe Ahmet Jaznuzi (88’), u përkujdesën për trepikëshin tejet të rëndësishme për kryeqytetasit të cilët renditen të pestit me 17 pikë, derisa Ferizaj është e nënta më vetëm nëntë pikë të grumbulluara.