16:04 / 23.10.2019
S’ndalet Gjilani, “rrëzon” edhe Llapin, fitojnë edhe Drenica e Trepça ‘89
Gjilani vazhdon me formën e jashtëzakonshme edhe në xhiron e 11 të IPKO Superligës.
Gjilanasit fituan kryendeshjen e ditës ndaj Llapit 3:0. Golat i realizuan Bushiq, Greca dhe Progni.
Fitore të pastër realizoi edhe Drenica, që mundi Dukagjinin 2:0 me golat e Harmon (2) dhe Mustafës, transmeton Olle.
Minimalisht tri pikë mori Trepça ‘89, të cilës i mjaftoi një gol për të mundur Ferizajn 1:0 me golin e Shaljanit.
IPKO SUPERLIGA
Gjilani – Llapi 3:0
Drenica – Dukagjini 3:0
Trepça ‘89 – Ferizaj 1:0.























