17:34 / 23.10.2019
Milner: Adrian na ka ndihmuar shumë
Mesfushori i Liverpoolit, James Milner ka thënë se portieri Adrian San Miguel, ka bërë një punë të mrekullueshme.
Futbollisti spanjoll në kohën kur braziliani ishte i lënduar luajti të gjitha ndeshjet në Premier Ligë.
Milner ka thënë se është mirë që kanë dy portierë me kualitet të lartë.
“Mendoj që ka bërë punë të mrekullueshme. Nuk trajnohej shumë, por bënte disa pritje të bukura në ndeshjet e mëdha. Bëri punë fantastike. Por të gjithë e njohim Alisson. E dimë çfarë ka bërë në sezonin e parë dhe çfarë ka fituar me klubin, është shumë i shpejtë dhe fatmirësisht në të ardhmen do të kemi nevojë për ndihmën e tij”, deklaroi ai.
Liverpool këtë sezon është në formë shumë të mirë pasi është i pamposhtur në Premier Ligë.























