17:43 / 23.10.2019
Onana tregon arsyet e refuzimit të ofertës së PSG dhe Barcelonës
Portieri i Ajaxit, Andre Onana, ka refuzuar ofertën e Barcelonës gjatë afatit veror.
Onana ishte i lidhur me një rikthim te Barcelona si zëvendësimi i Jasper Cillessen, i cili është transferuar në Valencia.
Mirëpo, portieri i Kamerunit, ka pranuar se ka refuzuar këtë ofertë dhe ka refuzuar edhe PSG-në.
“Barcelona dëshiroi të më rikthente. Isha pjesë e klubit. Nuk ishte koha e duhur për t’u rikthyer. Ndoshta asnjëherë nuk do të rikthehem. Kisha oferta nga PSG. Kemi biseduar disa herë dhe agjenti më tregoi se ishin të interesuar”, deklaroi ai.
Sot Ajax pret në “shtëpi”, Chelsean, të cilët nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit.























