Renditja e FIFA-s, ja ku ndodhet Shqipëria
BKT
Sport

Renditja e FIFA-s, ja ku ndodhet Shqipëria

FIFA ka publikuar renditjen e re për ekipet kombëtare, pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë fillimit të tetorit.

Humbja me Turqinë në kualifikueset e Europianit 2020 ka ndikuar negativisht pasi Shqipëria ka humbur një pozicion në renditjen e FIFA-s.

Fitorja ndaj Moldavisë nuk i ka bërë aspak punë kombëtares kuqezi që tashmë pozicionohet në vendin e 65-të me 1367 pikë.

Shqipëria humbi1-0 ndaj Turqisë dhe fitoi 4-0 përballë Moldavisë, duele të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.