15:48 / 24.10.2019
Inter vëzhgon Vidal-in
Interi ende nuk ka hequr dorë nga shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal.
Vidal ka pranuar se është i zemëruar që nuk po luan, gjë që ka bërë që interesimi i “Neurazurëve” të shtohet.
Trajneri Antonio Conte ka punuar me futbollistin kiliani në Juventus më herët dhe ka kërkuar nga klubi italian që ta blejë lojtarin. Vidal dje tha se është i mërzitur pasi nuk po luan në formacionin e parë.
“Jam i mërzitur. Gjëja kryesore mbetet që klubi ka fituar”, u shpreh ai.























