12:24 / 25.10.2019
Coutinho do të bëhet blerja më e shtrenjtë në histori të Bayernit
Philippe Coutinho po kalon një periudhë të mirë me fanellën e Bayernit të Mynihut.
Mesfushori brazilian është huazuar gjatë merkatos së verës tek Bayerni i Mynihut që tashmë po mendon seriozisht të blejë përfundimisht kartonin e Coutinhos.
27-vjeçari po luan rregullisht dhe është bërë shumë i rëndësishëm për bavarezët që pritet të derdhin në arkat e Barcelonës plot 120 milionë euro që të marrin të drejtën e kartonit.
Në këtë mënyrë, Coutinho do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit dhe njëkohësisht të futbollit gjerman.























