Vdes Jeton Nebiu, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës
BKT
Sport

Vdes Jeton Nebiu, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka vdekur, kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovë, Jeton Nebiu.

Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të tij, ndërsa me një telegram ngushëllimi i është drejtuar edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Siç thuhet nga të afërmit e tij, Jetoni vdiq pas një sulmi në zemër. Një ditë më parë ishte në stadiumin Fadil Vokrri, për të parë derbin, Prishtina – Drita.

Telegrami i të parit të KOK-ut:

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të Jeton Nebiut, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës.Brenda një viti e gjysmë, krejt papritur, ikën nga kjo botë, tre kryetarë federatash, duke na lënë thellësisht të pikëlluar dhe shumë të mërzitur!Jetoni me shokë formuan Federatën e Badmintonit të Kosovës dhe brenda disa muajëve e konsoliduan këtë sport duke organizuar kampionate, duke mbajtur kurse për trajnerë, për referë dhe për administratorë të sportit!Në mendjet tona do të ruhet përgjithëmonë kontributi i Jetonit, përkushtimi, sjellja e mire dhe vizioni i qartë si kristali për ardhmërinë e sportit të badmintonit!Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës së Badmintonit të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!