Superliga vazhdon sot me dy ndeshje të “nxehta”
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje të “nxehta”

Sot do të luhen dy ndeshet e para të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Ferki Aliu”, skuadra e Vushtrrisë do ta presë skuadrën e Llapit të Tahir Batatinës. Te dy këto dy skuadra vijnë në këtë ndeshje pas humbjeve të pësuara javën e kaluar, ku Vushtrria u mposht nga nga Feronikeli, ndërsa Llapi pësoi humbje ndaj Gjilanit.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në këtë edicion, Llapi ka triumfuar bindshëm (4-1) në "Zahir Pajaziti"Llapi renditet e pesta në renditjen tabelare, ndërsa Vushtrria gjendet në pozitën e fundit në tabelë. 

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit e cila zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Te dy këto skuadra shënuan fitore javën e kaluar dhe pritet që në këtë ndeshje ta konfirmojnë formën e mirë në të cilën janë duke kaluar, edhe pse gjatë ditës së djeshme kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku kishte pohuar se skuadra e tij është në një formë më të mirë se kundërshtari i sotëm.

Te këto dy skuadra sa i përket renditjes tabelare, dallimi nuk është fare i madh, Feronikeli gjendet një pozitë më lartë se Drenica saktësisht në pozitën e gjashtë me 5 pikë më pak se kundërshtari i tij lokal.

Derbi i parë i zhvilluar në fillim të kampionatit ka përfunduar me fitoren e Feronikelit me rezultat 4:1.Të dyja këto ndeshje fillojnë nga ora 14:00.