15:09 / 26.10.2019
Juventus i vendos çmimin përfundimtar Mandzukicit
Juventus nuk janë duke llogaritur në sulmuesin Mario Mandzukic.
Reprezentuesi kroat nuk ka luajtur për Juventusin këtë sezon në Serie A, ndërsa nuk është përfshirë fare në skuadër për Ligën e Kampionëve.
Në muajt e fundit ka pasur raportime se ai do të transferohej në Katar, por këto bisedime kanë dështuar, dhe Manchester United duket një opsion për të ardhmen e 33 vjeçarit.
Mediet italiane gjithashtu raportojnë se Mandzukic është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi anglez.
Juventus nuk do të pranojë shitjen e Mandzukic nën një ofertë më të vogël se dhjetë milionë euro.























