Fitore komode për Atleticon ndaj Bilbaos
BKT
Sport

Fitore komode për Atleticon ndaj Bilbaos

Atletico e Madridit rikthehet te fitorja pas tre barazimesh radhazi në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 2-0 Athletic Bilbaon, në stadiumin “Wanda Metropolitana” të kryeqytetit spanjoll.

Me mungesa të rëndësishme në repartin e mbrojtjes dhe pa portugezin Joao Felix, skuadra e Diego Simeones kaloi në avantazh me anë të Saul në minutën e 28’ dhe mbylli llogaritë me Alvaro Moratën në pjesën e dytë, të dy të asistuar nga Correa.

Duke përfituar edhe nga shtyrja e “El Classico”-s, Atletico e Madridit ngjitet në krye të renditjes me 19 pikë, aq sa ka edhe Barcelona dhe një më tepër se Reali i Madridit, që mban vendin e dytë.