Taylor e mposht Prograisin në një meç brutal për titull në WBA
BKT
Sport

Taylor e mposht Prograisin në një meç brutal për titull në WBA

Josh Taylor e ka rrahur Regis Prograisin në një meç brutal por të shkëlqyer në finale të World Boxing Super Series të shtunën mbrëma në Londër.

Boksieri skocez fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke e fituar titullin në kategorinë super të lehtë WBA, raporton Express.

Si kampion aktual në IBF dhe tani WBA, Taylor bëhet boksieri i vetëm britanik që aktualisht mban dy tituj bote.

Meçi i së shtunës ishte drithërues mes kampionëve të pamposhtur të botës, ndër luftërat më të mira të vitit 2019.

Edhe pse përfundoi me një sy pothuajse të mbyllur nga e ënjtura shkaku i goditjeve të fuqishme të kundërshtarit, Taylor doli fitimtar në fund.