15:08 / 27.10.2019
Simeone: Duhet të bëhemi si ‘kuaj’
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka kërkuar nga lojtarët të japin më të mirë në çdo ndeshje.
Atletico Madrid dje mposhti Athletic Bilbao me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 10-të në La Liga.Tekniku argjentinas ka thënë se tërë skuadra duhet të luaj për një qëllim.
“Duhet të jemi së bashku përgjithmonë. Jemi skuadër e re, me shumë lojtarë të rinj. E dimë qëllimin tonë dhe fansat, lojtarët, trajnerët duhet të bëhen si kuaj për të vazhduar përpara. Fansat janë të pabesueshëm, janë më të mirët siç kam thënë më herët. Nuk është lehtë të vijnë në shtatë ose nëntë ndeshje, por gjithmonë janë aty”, deklaroi ai.
Atletico këtë sezon është në vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe lideri Barcelona me një ndeshje me pak të zhvilluar.























