14:22 / 28.10.2019
Dije Demiri Frangu vjen me librin e ri `Zemra që të bie tamam`
Pikërisht në këto ditë të bukura Tetori ka dalur nga shtypi libri më i ri për fëmijë i autores Dije Demiri - Frangu.
Ky libër i kushtohet fëmijëve, dhe në fletët e tij mund të gjejmë poezi (tema) që autorja ka shtjelluar pikërisht për botën e tyre.

Kujtojmë se profesoresha Dije Demiri - Frangu tash e mëse katër dekada është pjesë e letërsisë shqiptare, dhe radhitet si ndër emrat më të spikatur të letërsisë shqipe për fëmijë, krahas emblemave të letersisë Agim Deves dhe Rifat Kukajt.
























