“Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit do të promovohet në Prishtinë
   Libër & Ide

“Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit do të promovohet në Prishtinë

Blerim Halimi / RTKlive

Romani “Eskadronët e vdekjes - kronikë e një kasaphane” i Bardhyl Mahmutit do të promovohet të hënën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Ky roman do të promovohet nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”. Romani i Mahmutit bazohet në ngjarje të vërteta lidhur me gjenocidin në Kosovë.

Romani është botuar me rastin e shënimit të Ditës së Gjenocidit në Kosovë, më 15 janar të vitit 2021, por për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, promovimi i kësaj vepre po bëhet tash në vende të ndryshme. Promovimi i këtij romani në mars është bërë në Zvicër, derisa një prezantim i tillë, në prani të autorit, do të mbahet edhe në Shkup, më 18 maj në orën 11:00, në mjediset e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, salla “W. Wilson”.


MË SHUME NGA    Libër & Ide