10:20 / 29.10.2019
Lista e top shënuesve në Superligë, sulmuesi i Ballkanit në krye të saj
Gjashtë ndeshje interesante u zhvilluan këtë fundjavë në Superligën e Kosovës në futboll në kuadër të xhiros së 12-të.
Ballkani, Prishtina dhe Drita regjistruan fitoret e radhës në elitë, derisa Llapi dhe Feronikeli vazhduan me rezultate negative. Dihen edhe golashënuesit më të mirë në Superligën e Kosovës.
Listës vazhdon t’i prijë Blend Baftiu me shtatë gola, i ndjekur nga Gerhard Progni i Gjilanit dhe Arb Manaj i 89-shit.
Pas tyre, vijnë Harmon, Rexha dhe Hoti.
























