21:28 / 30.10.2019
Eriksen ende shpreson transferimin në Real
Ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen, ka ende shpresë për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll Real Madrid.
Danezi ishte i lidhur me një kalim në Madrid, por transferimi dështoi, sepse Reali shpenzoi para për Eden Hazard. Pavarësisht kësaj Eriksen dëshiron të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
Eriksenit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ka refuzuar kontratën e re me dëshirën për të provuar një sfidë të re. Pos Realit interesim për danezin kanë shfaqur Juventus, PSG dhe Bayern Munich.























