Portieri i Arsenalit: Xhaka është lider i shkëlqyeshëm për ne
BKT
Sport

Portieri i Arsenalit: Xhaka është lider i shkëlqyeshëm për ne

Portieri i Arsenalit, Emiliano Martínez, i ka dalë në mbrojtje futbollistit kosovar të Arsenalit, Granit Xhaka.

“Xhaka është lider i shkëlqyeshëm për ne dhe ne e mbështesim atë gjatë gjithë rrugës. Ne donim ta fitonim këtë lojë për të dhe për Arsenalin. Ai nuk po ndihet mirë por ka një zemër të mirë. Ai e do klubin. Kur dikush kalon në këtë sfidë, ne duhet ta mbështesim. Ne jemi bashkë”, ka thënë Martínez.