16:29 / 31.10.2019
Raportet Messi - Griezmann, ja çfarë thotë Pique
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se nuk ka ndonjë problem mes Lionel Messit dhe Antoine Griezmann.
Ka pasur raportime se futbollisti argjentinas nuk po kalon mirë me kolegun e tij francez që u transferua në “Camp Nou” gjatë afatit veror.
Por, futbollisti spanjoll ka thënë se të dy po kalojnë mirë dhe pas një kohe të shkurtër do ta njohin njëri-tjetrin më mirë.
“Leo dhe Grizzi po ia kalojnë mirë, është njësoj si me Dembelen ose Pedron më herët. Është e vërtetë që Messi me Suarez janë si vëllezër, por kjo nuk do të thotë që nuk po kalon mirë me Grizzin. Është lidhje e re, pas një kohe do të kalojnë edhe më mirë”, deklaroi ai.
Ndeshja e radhës për klubin blaugranas është kundër Levante-s të dielën.























