Verrati italiani më i paguar!
Marco Verrati rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Paris Saint Germain deri në vitin 2024 dhe vetëm pak orë pasi PSG bëri të ditur zgjatjen e bashkëpunimit me mesfushorin italian kanë dalë në dritë edhe shifrat e kontratës së re të Verratit.
Ky i fundit me pagën që do të marrë te Paris Saint Germain nga tani e tutje është bërë lojtari italian më i paguar. Nga marrëveshja e re Verrati do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, 1 më shumë se Stephan El Shaarawy që në Kinë me Shanghai Shenhua përfiton 15 milionë euro në sezon, 2 milionë euro më shumë se Graziano Pelle që gjithashtu luan në Kinë me Shandong Luneng dhe 7 milionë euro më shumë se Giovinco i cili nga kontrata që ka firmosur në Arabinë Saudite me Al Hilal merr 10 milionë euro në sezon.























