17:12 / 31.10.2019
Modriç i gatshëm të largohet nga Reali
Mesfushori Luka Modriç është i gatshëm të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë afatit dimëror.
Kroati gjatë këtij sezoni nuk ka arritur t’i tregojë kualitetet e tij pasi ka luajtur në formacionin e parë vetëm dy ndeshje.
Sipas disa raportimeve, “Los Blancos” janë të gatshëm ta shesin nëse ndonjë klub bën ofertën e pranueshme.
Modriç është në bisedime me dy klubet italiane, Milan dhe Inter, por duket se kroatin preferon kuqezinjtë.























