Napoli mposht Milanin në luftën për talentin spanjoll
BKT
Sport

Napoli mposht Milanin në luftën për talentin spanjoll

Ky sezon ka nisur përtej pritshmërive për skuadrën e Napolit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri, Carlo Anceloti kërkon të përforcohet në merkaton e janarit në repartin e mbrojtjes. Pas dëmtimit të rëndë të Ghoulam 28-vjeçari nuk po e gjen formën e mirë sportive duke humbur edhe besimin e Ancelottit.

Algjerian mund të largohet në merkaton e dimrit. Për zëvendësimin e tij, drejtuesit e klubit të kaltër mendojnë afrimin e Alejandro Grimaldos, spanjollit që luan te Benfica. 

Ish-mbrojtësi i Barcelonës B ka një vlerë kartoni prej 40 milionë eurosh dhe më parë ka qenë pjesë e dëshirave të skuadrës së Milanit.