13:28 / 01.11.2019
Ende pa skuadër, Ben Arfa pranë rikthimit te Nice
Hatem Ben Arfa vazhdon të jetë një lojtar i lirë në merkato pasi për momentin nuk është bindur nga projekti i asnjë klubi.
32-vjecari e mbylli sezonin e kaluar me Rennes dhe duket se mund të vazhdojë të luajë sërish në Ligue 1, pasi Nantes por mbi të gjitha Nice janë shumë pranë firmës me sulmuesin. Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, Ben Arfa pritet të luajë sërish në “Allianz Riviera”, atje ku ka luajtur në sezonin 2015-2016 përpara se të bashkohej me PSG. Megjithatë edhe Nantes pritet të bëjë një ofertë për të bindur ish-lojtarin e Lyon të bashkohet me ta.























