14:18 / 03.11.2019
“Pogba jep më të mirën për United”
Vëllai i Paul Pogba, Mathias Pogba, ka thënë se francezi do të vazhdojë të jap më të mirën për klubin.
Pogba mbetet i lidhur me një kalim në Real Madird, gjë që ka bërë të këtë shumë kritika nga “Djajtë e Kuq”.
Mirëpo, Mathias ka thënë se mesfushori do të vazhdojë të jap më të mirën për klubin, derisa t’i përfundon kontrata.
“Nuk ka dëshirë për t’u larguar për shkak të kritikave. Sot është në kontratë me Manchester dhe do të bëjë më të mirën. Për transferimin në Real do të shohim, nuk mund të them asgjë”, deklaroi ai.
Pogba është afër rikthimit nga lëndimi dhe mbetet i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu” ose te “Zonja e Vjetër”.























