19:14 / 05.11.2019
PSG nuk heq dorë nga Vinicius
Kampioni francez ende është duke treguar interesim për yllin e Real Madrid, Vinicius Junior.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është fans i brazilianit dhe dëshiron ta transferojë në “Parkun e Princave”, gjatë afatit dimëror.
Sipas mediave spanjolle, gjiganti francez do të mundohet ta transferojë gjatë afatit të janarit.
PSG më shumë mundësi t’i humbasë gjatë verës dy yjet e skuadrës, Kylian Mbappe e Neymar dhe kërkon zëvendësimet e tyre.
Vinicius shihet si lojtari i duhur që duhet të luajë në formacionin e parë te kampioni i Francës.























