United kërkon një sulmues, ja tri alternativat
BKT
Sport

United kërkon një sulmues, ja tri alternativat

Manchester United dëshiron të transferojë vetëm një lojtar gjatë afatit dimëror.

“Djajtë e Kuq” kanë mbetur pa ndonjë qendërsulmues që nga largimi i Romelu Lukakut në Inter gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic është që një kohë i lidhur me një kalim në “Old Trafford” dhe ky transferim pritet të ndodh gjatë afatit të janarit. 

Mirëpo, nëse sulmuesi i Lyonit, Moussa Dembele, vendos që të pranojë ofertën e gjigantit anglez, atëherë transferimi i kroatit do të dështojë.

United gjithashtu ka interesim për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland, i cili po shkëlqen me klubin austriak.