15:19 / 06.11.2019
Ja si duket tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të zhvilluara
Sot kanë përfunduar tri ndeshje në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka barazuar me Llapin, derisa një gabim të tillë nuk e ka bërë Drita, e cila mposhti Dukagjinin, ndërsa Drenica shënoi fitore kundër Trepça’89.
Pas këtyre tri ndeshjeve, lider mbetet Ballkani me 30 pikë, tri më shumë se Drita në vendin e dytë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë.
Ndeshja tjetër që do të zhvillohet është në “Fadil Vokrri”, mes dy skuadrave që para disa viteve luftonin për titull, Prishtinës dhe Feronikelit.
























