Lippi: Allegri, trajner i duhur për Unitedin
BKT
Sport

Lippi: Allegri, trajner i duhur për Unitedin

Ish-trajneri i Italisë dhe Juventusit, Marcello Lippi, beson që Massimiliano Allegri, është trajneri i duhur për të marrë drejtimin e Manchester United.

“Djajtë” po vazhdojnë me formë shumë të dobët, derisa në ndeshjen e fundit u mposht nga Bournemouth me rezultat minimal 1-0. Kritikat më të mëdha janë për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili mund të mos e ketë të gjatë qëndrimin në stolin e United.  Lippi mendon se Allegri është i duhuri për stolin e “Djajve të Kuq”.

“Allegri do të ishte i mirë në çdo klub dhe si admirues i klubeve angleze do të dëshiroja që të ishte atje. United ka histori të madhe në futbollin anglez. Kanë qenë vite të këqija, por kanë klub fantastik. Solskjaer ishte sulmues dhe trajner i mirë. Allegri është profesionit, i cili ka stilin e Juventusit në gjak. Miqësia ime e madhe me Ferguson më lejon të them se do të ishte i duhuri për United”, deklaroi ai.

Allegri u largua gjatë afatit veror nga Juventus dhe nuk është në krye të ndonjë skuadre, derisa ka refuzuar stolin e Bayern Munich.