16:09 / 06.11.2019
Zanetti: Vidalin e duam tek Interi
Drejtori sportiv i Interit, Javier Zanetti, ka pranuar se dëshirojnë të transferojnë mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal.
Vidal është i lidhur me një kalim te “neurazurët”, aty ku do të ribashkohej me trajnerin Antonio Conte. Edhe Zanetti ka thënë se do të provojnë ta blejnë kilianin gjatë afatit të janarit.
“Është lojtar që ka shumë eksperiencë. Nuk mendojmë shumë për merkaton, por kur të hapet afati kalimtar, nëse ka mundësi do të provojmë ta transferojmë”, deklaroi ai.
Edhe kiliani më herët ka pranuar se nuk është i kënaqur të klubi blaugranas, pasi dëshiron të luajë më shumë.























