Prishtina humb keq nga Ventspilsi
BKT
Sport

Prishtina humb keq nga Ventspilsi

Prishtina është mposhtur nga Ventspilsi në një ndeshje të xhiros së tretë të Grupit C në FIBA Europe Cup, me rezultat të thellë 104:84.

Në Letoni, Prishtina ishte më e mirë vetëm në çerekun e dytë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 56:53, ndërsa çereku i tretë i dha goditjen e rëndë prishtinasve, që pësuan 21:7, epërsi që u mbajt deri në fund nga ekipi leton.

Kjo ishte humbja e dytë e Prishtinës në Grupin C, pas disfatës nga Bayreuthi në javën e shkuar.

Ventspilsi i ka tri fitore dhe i prin grupit me gjashtë pikë.

Prishtina ka katër pikë, ndërsa Bayreuthi e Apoeli i kanë nga tri dhe dy, përkatësisht, por me një takim më pak të zhvilluar./Express/