Ramsey tregon arsyen pse ia ka ‘vjedhur’ golin Ronaldos
BKT
Sport

Ramsey tregon arsyen pse ia ka ‘vjedhur’ golin Ronaldos

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey ka folur për golin e shënuar dje në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës.

Dje, Cristiano Ronaldo gjuajti nga një goditje dënimi, mirëpo derisa topi po hynte në gol, uellsiani arriti ta ‘vjedhë’ golin.

Pos golit të shënuar, Ramsey bëri që Ronaldo të mos thyejë një tjetër rekord. Nëse do të kishte shënuar portugezi do të bëhej lojtari i parë që i shënon gol 34 klubeve të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Për këtë gjë ka folur edhe uellsiani duke thënë se i ka kërkuar falje pesë herë fituesit të Topit të Artë.

“Mendova që portieri ishte shumë afër meje dhe mund ta hiqte topin nga porta. Instinkti bëri që të mos e lejojë këtë gjë. Kam kërkuar falje nga Cristiano”, deklaroi ai.

Juventus ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa ndeshja e radhës është kundër Milanit.