17:31 / 07.11.2019
A do të rikthehet Guardiola në Itali?, flet trajneri
Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt, e ka lënë të hapur mundësinë që një ditë të rikthehet në Itali, transmeton RTKLive.com.
Strategu spanjoll, ka bërë karrierë si futbollist në Itali. Ai duke folur për mediat angleze, nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë zejen e trajnerit ta bëjë edhe në Seria A.
“Ndoshta. Me shumë gjasë po. Kam kaluar shumë kohë të mirë në Itali, edhe pse momentalisht jam shumë mirë në Angli. Por, ndoshta. Dhe ende nuk jam aq i vjetër. Le të shohim”, ka thënë Guardiola.























