PSG i mbyll gojën Zidane-s: Mos e destabilizo Mbappe-n
BKT
Sport

PSG i mbyll gojën Zidane-s: Mos e destabilizo Mbappe-n

Zinedine Zidane nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën që Kylian Mbappe të bëhet lojtar i Real Madrid.

Madje francezi ka thënë se nuk ai nuk bënë mirë të qëndrojë në Paris Saint-Germain.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, u pyet për komentet e Zidane, pas fitores së skuadrës së tij 1-0 ndaj Club Brugge të mërkurën.

“Vërtetë është e bezdisshme. Nuk është koha të flitet për ëndrra. Duhet të ndalet. Mbappe është shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk është momenti për ta destabilizuar atë”.

“Aktualisht ai është në PSG. Në të ardhmen, do të shohim, ai gjithmonë ka thënë që ëndrra e tij është që një ditë, të luajë për Real Madrid”, ka thënë Leonardo.