Tierney: Jemi pas Emery
Mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Tierney insiston që lojtarët janë pas trajnerit Unai Emery.
Arsenali dje barazoi me Vitoria në kuadër të Ligës së Evropës, gjë që shkaktoi që kritikat për trajnerin Unai Emery të vazhdojnë. Mirëpo, sipas skocezit të gjithë lojtarët janë me teknikun spanjoll, i cili është pranë shkarkimit.
“Për mua, trajneri ka qenë brilant që nga transferimi në Angli. Të gjithë kemi besim te trajneri dhe të njeri-tjetri. Jam duke mësuar çdo ditë dhe jam duke u kënaqur me stilin e lojës që na propozon trajneri. Ka dëshirë që të mbajmë topin dhe të kemi posedimin e ndeshjes. Jam duke punuar për t’u përmirësuar në teknikë, pasime dhe në gjithçka. Është duke me ndihmuar të jem lojtar më i mirë dhe varet nga ne që të tregojmë rezultatet në fushë”, deklaroi ai.
“Topçinjtë”, do të kenë punën jo të lehtë në ndeshjen e radhës, pasi janë mysafirë të Leicesterit që po kalon në formë të mrekullueshme.























