15:10 / 08.11.2019
Vardy lojtari më i mirë i muajit tetor në Premier League
Premierliga angleze ka zgjedhur lojtarin më të mirë të muajit tetor.
Me një postim në llogarinë zyrtare të Premierligës, lojtari më i mirë i muajit të kaluar u shpall, Jamie Vardy.
Sulmuesi i Leicesterit realizoi gjithsej 4 gola gjatë muajit tetor dhe pati paraqitje fantastike.
Më i miri i muajit gusht ishte shpallur Teemu Pukku, ndërsa për muajin shtator, Aubameyangu.























