Henderson: Liverpool ka respekt për Cityn
Mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson ka thënë se klubi ka respekt për rivalin Manchester City.
Sot “Reds”, e presin në “Anfield” kampionin e Anglisë, Manchester City në kuadër të javës së 12-të në Premier Ligë.
Për momentin kampioni i Evropës, ka fituar 10 ndeshje në 11 të zhvilluara në kampionatin anglez dhe sot kanë si synim të fitojnë në mënyrë që të rrisin avantazhin prej nëntë pikë. Anglezi ka thënë se për rivalin kanë shumë admirim dhe respekt, sepse kanë arritur gjëra të mëdha në sezonet e fundit.
“Janë kundërshtarë që kanë treguar vetën në sezonet e kaluar, por si klub kemi admirim për ta. Kemi arritur si skuadër një gjë se të gjithë në sport e dëshirojnë. Rivaliteti është shumë i mirë. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se kur ne ose City pyetemi për cilin trofe do ta fitojmë se shpejti, Premier Ligën apo Ligën e Kampionëve dhe cila nga to ka më shumë rëndësi”, deklaroi ai.
Liverpool është lider në kampionatin anglez me 31 pikë, pesë më shumë se Leicester City e Chelsea që janë në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa City renditët në vendin e katër me 25 pikë.























