Mertens nuk rinovon me Napolin, Interi gati të përfitojë
BKT
Sport

Mertens nuk rinovon me Napolin, Interi gati të përfitojë

Dries Mertens duket gjithnjë e më larg Napolit. Sulmuesi duket si i ka prishur tërësisht marrëdhëniet me presidentin De Laurentiis dhe vështirë se mes tyre do të ketë sërish bisedime për rinovimin e kontratës.

Gjithashtu situata e fundit që ka përfshirë klubin e kaltër, duket se ka bindur belgun të largohet dhe ai që kërkon të përfitojë menjëherë është Inter.

Drejtuesit zikaltër kanë nisur kontaktet e para me lojtarin, për ta bindur që të transferohet në Milano në përfundim të këtij sezoni. Në rast të një marrëveshjeje me sulmuesin, Inter do ta afronte Mertens me kosto zero pasi kontrata e tij me Napolin përfundon në qershor.