17:13 / 10.11.2019
“Ibra nuk mund t’i zgjedhë problemet e Milanit”
Ish-futbollisti italian, Paolo Rossi ka thënë se rikthimi i Zlatan Ibrahimovic, nuk do t’i rregullojë problemet e ‘rossonerëve’.
Futbollisti suedez mbetet i lidhur me një rikthim në “San Siro”, në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata me LA Galaxy.Mirëpo, sipas Rossit, kjo gjë nuk do t’ia zgjedhë “kuqezinjve” problemet, pasi që klubi italian për momentin ka shumë probleme.
“Nuk e di nëse do të rikthehet. Është lojtar që ka karrierë të mrekullueshme. Mund t’i ndihmojë klubit, por nuk mund t’ia zgjedhë tërë problemet”, deklaroi ai.
Milan është në vendin e 14-të në Seria A me gjashtë humbje dhe vetëm 11 gola të shënuar në 11 ndeshje.
Ndërsa për shërbimet e Ibra kanë shprehur interesim edhe disa klube të tjera italiane dhe spanjolle.























