10:30 / 14.11.2019
Suarez: Barca mund të dojë që të blejë një tjetër sulmues
Luiz Suarez ka thënë se beson që mund të zëvendësohet shpejt të Barcelona.
Por ai ka shtuar se ka gjithçka që i duhet për të luajtur deri më 2022, kur mbahet Kupa e Botës, shkruan Ovacion.
Uruguaiani në janar mbush 33 vjet por është i bindur se do të jetë pjesë e asaj ngjarjeje që mbahet në Katar, por që në atë kohë nuk do të jetë duke luajtur për Barcën.
“Nëse klubi është duke shikuar, apo dëshiron të shikojë për një numër 9 tjetër, nuk do të ishte çudi, kjo është realitet në futboll”, ka thënë Suarez.
“Do të vijë koha kur mosha ime nuk do të më lejojë që të luajë në nivelin që kërkohet te Barcelona, por derisa të mundem, derisa të kem forcë për të garuar, do ta bëj”.























