16:36 / 14.11.2019
Ja kush pritet të jetë kapiteni i Kosovës sonte ndaj Çekisë
Kosova sonte zhvillon ndeshjen vendimtare ndaj Republikës Çeke ku do të vendoset shumëçka në lidhje me fatin e kualifikuesit nga grupi A.
Kombëtares do t’i prijë mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme në Serie A.
Rrahmani, përveç sigurisë në vijën e fundit të mbrojtjes, jo rrallë herë ka ditur që të jetë i rrezikshëm edhe në sulm, ku madje ka shënuar kundër Malit të Zi në Prishtinë.
Kosovës i duhet patjetër fitorja sonte sepse çdo rezultat tjetër i minimizon gjasat për kualifikim.























