17:36 / 14.11.2019
Galaxy gjen zëvendësuesin e Ibrahimovic
Klubi amerikan LA Galaxy ka gjetur zëvendësuesin e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
Ibra ka deklaruar se do të largohet në fund të sezonit, pasi dëshiron rikthimin në Evropë me Milan, Inter, Dortmund dhe Manchester United të interesuar.
Kjo gjë ka bërë që klubi amerikan të kërkojë pasuesin e tij. Sipas disa raportimeve sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, po shihet si zëvendësim adekuat.
Futbollisti uruguaian nuk ka arritur të luajë shumë në formacionin e parë që nga transferimi i Mauro Icardit, gjatë afatit veror dhe kërkon largimin në fund të sezonit.
Cavanit gjithashtu i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të transferohet si lojtar i lirë.























