​Coman: Kurrë nuk do të jem ‘vrasës’ para golit
BKT
Sport

​Coman: Kurrë nuk do të jem ‘vrasës’ para golit

Sulmuesi i Bayern Munich, Kingsley Coman, ka pranuar se nuk beson që do të arrijë të shënojë 50 gola brenda një sezoni.

​23-vjeçari është në formë të mirë me Francën dhe ka arritur të shënojë tre gola në katër ndeshje.

Mirëpo, para ndeshjes se sotme ndaj Moldavisë ka pranuar se dëshiron të shënojë më shumë gola. Futbollisti francez tha se dëshiron të thyejë rekordin e 12 golave brenda një sezoni, mirëpo nuk beson që do të arrijë të shënojë 30-50 gola në sezon.

“Nuk mendoj se do të arrijë të shënojë 30-50 gola në sezon. Një gjë e tillë do të më bënte vrasës para golit. E pëlqej krijimin e golave, por e di që shënimi i golave është shumë i rëndësishëm. Dua të thyej rekordin prej 12 golave në sezon, të shënoj më shumë është synimi”, deklaroi ai.

Coman do të luajë në formacionin e parë ndaj Moldavisë, ndeshje që fillon sonte në ora 20:45.