14:17 / 15.11.2019
Austri U21 - Kosovë U21, drejtpërdrejt në RTK
Ekipi kombëtar U21 i Kosovës do të kërkojë fitoren sot në ndeshjen që do ta zhvillojë në Ried kundër ekipit nikoqir, Austrisë.
Skuadra e Rafet Prekazit është në vendin e tretë dhe me fitoren eventuale synon të barazoj pikët me Austrinë në vendin e dytë duke qenë më afër kualifikimit për Euro 2021.
Radio Televizioni i Kosovës do ta transmetojë ndeshjen direkt duke filluar në orën 18:00.
Ndeshjen e radhës kombëtarja e Kosovës U21 e zhvillon me 27 mars 2020 në Prishtinë dhe e pret Shqipërinë.























