12:03 / 18.11.2019
Federata Angleze e Futbollit e mahnitur: Faleminderit për mikpritjen Kosovë
Federata e Futbollit e Anglisë i është përgjigjur mikpritjes madhështore që iu bë mbrëmë në stadiumin "Fadil Vokrri".
Përmes faqes së saj në Tëitter, Federata Angleze ka lënë një postim madhështor.
“Çfarë mikpritje! Faleminderit Kosovë”, ka shkruar FA.
Postimit ia kanë bashkangjitur edhe katër foto, ku shihet mikpritja e madhe e tifozëve, të cilët mbajnë edhe flamujt anglezë në duar gjatë intonimit të himnit të Anglisë.























