15:13 / 23.11.2019
Barcelona mezi mund Leganes
Ka përfunduar ndeshja në mes të Leganes dhe Barcelonës.
Barcelona ka arritur të triumfojë me rezultat 2-1 në udhëtim, kundër Leganes, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të të La Ligas.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:0 në të mirë të vendasve me golin e shënuar nga Youssef En-Nesyri.
Fillimisht në minutën e 53’ Lionel Messi ka krosuar mirë drejt zonës, ndërsa Suarezi nuk ka falur me një goditje me kokë për të baraspeshuar shifrat.
Golin e fitores për katalanasit e shënoi Arturo Vidal me një rast shumë të dyshimtë, pasi duket sikur mesfushori ishte në pozicion jashtë loje.























