07:15 / 24.11.2019
Real Madridi mposht Real Sociedadin
Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Sociedadit, të ciline ka mposhtur me rezultat 3-1, në ndeshjen që sonte është zhvilluar në La Liga.
Real Madridi nuk e nisi mbarë takimin, duke pësuar gol qysh në minutën e dytë.
Por gjërat ndryshuan në vazhdim, ishte Benzema ai që barazoi rezultatin në minutën e 37-të. Kurse Valverde dhe Modriç u kujdesën ë t’ia sigurojnë fitoren madrilenëve për rezultatin përfundimtar 3-1.
Real Madridi mban pozitën e dytë në renditjen tabelare në La Liga me pikë të barabarta me Barcelonën, 28 pikë, që është në pozitën e parë, kurse Real Sociedad është i pesti me 24 pikë.























