Maguire: Besoj që Kosova do të kualifikohet
BKT
Sport

Maguire: Besoj që Kosova do të kualifikohet

Mbrojtësi i Manchester United në një intervistë për BBC ka folur për Kombëtaren e Kosovës.

Kosova ndeshjen e fundit në kualifikimet për Euro 2020 e zhvilloi në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë, ndeshje në të cilën u mposhtë me rezultat 0-4.Anglezi ka thënë se atmosfera ka qenë shumë e mirë dhe beson që “Dardanët” do të arrijnë të kualifikohen. 

“Ishte atmosferë e mirë në lojë, kishte njerëz të dashur, shtet i bukur, ju uroj më të mirat dhe jam i sigurt që një ditë do të kualifikohen pasi kanë skuadër të mirë”, deklaroi ai.

Kosova aventurën në kualifikimet për Euro 2020 në grupin A e përfundoi në vendin e tretë me 11 pikë, katër me pak se Çekia në vendin e dytë, derisa Anglia ishte lider me 21 pikë të tubuara.