16:47 / 26.11.2019
De Jong: Isha afër transferimit në City
Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka pranuar se ka qenë në bisedime me Manchester Cityn.
Sezonin e kaluar futbollisti holandez fitoi vëmendjen e shumë klubeve evropiane pasi arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai ka pranuar se ishte shumë afër për t’iu bashkuar klubit anglez, por në fund nënshkroi për Barcelonën.
“Isha afër transferimit në City. Por, pastaj erdhi oferta e Barcelonës dhe e pëlqeva shumë planin, andaj bëra një zgjidhje të shpejtë”, deklaroi ai.
Frenkie de Jong këtë sezon ka arritur të shënojë një gol dhe të kontribuojë me një asistim.























