Zouma: Lampard është shumë i afërt me lojtarët
BKT
Sport

Zouma: Lampard është shumë i afërt me lojtarët

Mbrojtësi i Chelseas, Kurt Zouma ka thënë se trajneri Frank Lampard është shumë i afërt me lojtarët.

41-vjeçari këtë sezon ka hyrë në stolin e “bluve” dhe është duke i impresionuar të gjithë me taktikat e tij.

Futbollisti francez ka thënë se tekniku anglez flet shumë dhe iu ndihmon lojtarëve në stërvitje.

“Është trajner shumë i afërt me neve. Është e qartë çfarë lojtari ka qenë. Flet shumë, stërvitet me ne. Kur stërvitemi për gjuajtjet nga këndi, Lampard është personi që gjuan. Ka shumë kualitete. Është ende shumë i fortë”, deklaroi ai.

Chelsea për momentin është në vendin e katërt në tabelë me 26 pikë.